Hapësire reklamuese

Aktualitet

Prishet sistemi, bllokohet pika kufitare e Qafë Botës, radhë kilometrike (FOTOT)

Shkruar nga Newsbomb

Në pikën kufitare të Qafë Botës, që lidh Shqipërinë me Greqinë,  në Sarandë, janë krijuar radhë kilometrike të makinave.

E gjitha kjo për shkak të prishjes së sistemit. Doganierët janë detyruar të punojnë me regjistrat e vjetër, në mënyrë manuale.

Qytetarët raportojnë për newsbomb.al se po presin me orë në radhë. Ata kërkojnë që të rregullohet sa më shpejtë që të jetë e mundur sistemi, pasi po vonohen për të arritur në destinacionet e tyre. /Newsbomb.al/ 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu