Hapësire reklamuese

Aktualitet

Prindërit u ALARMUAN për zhdukjen e të birit, gjendet i varur në magazinë i riu  (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb

Një 26-vjeçar banues në fshatin Marinëz të Bleshit i ka dhënë fufnd jetës duke u vetëvarur.

Ngjarja ka ndodhur, në një magazinë pranë banesës së familjes. Viktima quhet Edmond Tafani, i cili u gjet pa shenja jete nga të afërmit e tij.

Të alarmuar për zhdukjen e papritur të tij, prindërit e 26- vjeçarit ishin vënë në kërkim të djalit. Nga këqyrja e trupit të të riut mësohet se nuk janë vërejtur shenja dhune.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave që çuan 26-vjeçarin drejt aktit fatal. Dy prindërit e Edmondit, gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor, janë shprehur se, djali i tyre ishte i heshtur kohët e fundit, por kishin menduar se gjithçka ishte kalimtare.

Ata janë shprehur se paraditen e së hënës, i riu ishte larguar nga banesa pa lajmëruar se për ku ishte nisur dhe pasi nuk u përgjigjej në telefon, nisën ta kërkonin..

Dyshohet se Edmond Tafani ka kryer vetëvrasje në kushte të rënda psikologjike dhe pavarësisht se nuk ka qenë i diagnostikuar, nisur dhe nga deklarimet e prindërve, dyshohet se ka qenë i prekur nga depresioni.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll