Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Prindërit tanë do vaksinohen kur të bëhen të famshëm”, Rama i kthehet komentuesve: A kuptoni shqip ju apo jo, vaksinat nuk janë domate dhe as qepë

Shkruar nga Newsbomb
“Prindërit tanë do vaksinohen kur të bëhen të
Edi Rama

Vendimi i qeverisë për vaksinimin e personaliteteve ka sjellë debate të shumta në opinionin publik, pasi shumë qytetarë kërkojnë që populli të trajtohet në mënyrë të barabartë.

Kryeministri Edi Rama postoi disa foto ku disa personalitete e morën sot dozën e parë të vaksinës, por nuk munguan komentet ngacmuese të qytetarëve, disa prej të cilave morën edhe përgjigjen e kryeministrit.

“Prindërit tanë do vaksinohen kur të bëhen të famshëm”, shkruante një prej komentuesve, ndërs apërgjigja e kryeministrit ishte se aty ishin vetëm 20 persona të famshëm, ndërsa pjesa tjetër ishin njerëz të zakonshëm.

“Të gjithë janë njësoj, jetën e duan të gjithë”, shkruante një tjetër komentues, të cilit kryeministri iu përgjigj pak më ashpër, duke e pyetur nëse di shqip apo jo, pasi duhet të lexojë shpjegimet që Rama kishte dhënë më parë.

Komentit të një tjetër qytetari se qeveria duhet të paguajë edhe më shumë për të vaksinuar të gjithë popullsinë, Rama iu përgjigj se vaksinat nuk janë as qepë dhe as domate dhe nuk ka lidhje vaksinimi me pagesat, por sepse nuk ka doza në treg.

rama1.jpg
rama2-1.jpg
rama3.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll