Rachel Joy Piland, 30 vjeç dhe buri i saj 36 vjeç, Joshua Barry Piland, kishin një vajzë, e cila me 6 shkurt u sëmur. Mjekët e diagnostikuan me verdhëz dhe u përpoqën që ta bindnin çiftin që t’i nënshtrohet trajtimit, por ata të dy nuk e pranuan. Thanë se ky është vullneti i Zotit dhe se ai nuk bën gabime.
Siç raporton edhe Daily Mail, disa ditë më pas fëmija kishte të vjella gjaku, por nëna vazhdonte ta mbante në shtëpi. Ngjyra e lëkurës së vogëlushes kishte ndryshuar prej sëmundjes dhe pas 4 ditësh në agoni ajo vdiq.
Prindërit bënë vetëm një lutje kur vogëlushja u nda nga jeta dhe nuk e njoftuan policinë, deri sa kjo e fundit u njoftua nga fqinji. Agjentët mësyjnë në banesën e çiftit dhe e gjejnë kufomën brenda.
Ata përfunduan në burg dhe autopsia konfirmoi se vdekja e vogëlushes kishte ardhur për shkak të idhujtarisë dhe se po të kurohej do të shpëtonte pa asnjë pasojë. Tashmë prindërit rrezikojnë deri në 15 vjet burg për vrasje. /Shqip