Hapësire reklamuese

Aktualitet

Prindërit kundër lidhjes së tyre, zhduken adeloneshentët në Elbasan, zbulohet dëshmia e taksistit: I zbrita në…

Shkruar nga Newsbomb
Prindërit kundër lidhjes së tyre, zhduken adeloneshentët

Prej ditës së premte dy fëmijë të moshës 15 vjeç kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre.

Dy nxënësit e klasës së 9 në Elbasan, djalë dhe vajzë, mendohet se janë zhdukur bashkë. Deri më tani është bërë me dije se e mitura ka dalë nga shkolla kur ishte koha e pushimit të gjatë, ndërsa kanë qenë shoqet ato që i kanë hedhur nga dritarja e klasës çantën e shkollës.

Sipas shoqeve të saj, vajza po kursente para pasi i duheshin për largimin e planifikuar, ndërsa djali nga ana tjetër kishte shitur biçikletën dhe telefonin për të siguruar para. Kështu që vendosën të largoheshin të premten, pa asnjë shenjë.

Adoleshentët kanë shkuar në shkollë si çdo ditë, por nuk janë kthyer më në banesë, duke përdorur një taksi si mjet transporti.

 Ndërkohë një taksist, ka deklaruar se i ka sjellë dy të miturit ditën e Hënë në Tiranë, dhe rreth orës 13:00 i ka zbritur në zonën e “Qyteti Studentit”.

Dy adoleshentët mësohet se kanë pasur një lidhje dashurie mes tyre, mirëpo prindërit e tyre nuk kanë qenë dakort gjë e cila ka sjellë dhe largimin e tyre nga shtëpia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll