Hapësire reklamuese

Aktualitet

Prindërit kallëzuan për humbjen e vajzës 6-vjeçare, vogëlushja ishte gjetur nga polici rrugor në Tiranë (VIDEO-Çfarë ka ndodhur)

Shkruar nga Newsbomb

Një vajzë 6-vjeçare është denoncuar si e humbur nga e ëma në Tiranë, ndërkohë, që e vogla ishte gjetur më herë nga polici.

Mësohet se punonjësi i Policisë Rrugore, duke kryer shërbim në aksin Zogu i zi - Laprakë, ka vënë re një vajzë të vogël, e cila ishte e vetme në rrugë dhe po qante.

Punonjësi i Policisë Rrugore e ka marrë vajzën 6-vjeçare dhe i ka ofruar ujë e ushqim dhe është përpjekur të mësojë adresën e prindërve duke njoftuar edhe Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë.

Patrulla e Policisë së Komisariatit Nr. 3 ka njoftuar kolegun e rrugores se mamaja e vajzës sapo kishte bërë denoncim për humbjen e 6-vjeçares.

Vogëlushja është transportuar me makinën e policisë dhe i është bashkuar prindërve të saj, të cilët kanë falënderuar policinë për gjetjen e saj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll