Hapësire reklamuese

Bota

 “Prindërit indianë”, CNN artikull kundër Suella Braverman: Emigrantja që dëbon emigrantët e paligjshëm

Shkruar nga Newsbomb
 “Prindërit indianë”, CNN artikull kundër Suella

CNN ka bërë një shkrim ta gjatë për sekretaren e Bremdshme Suella Braverman. Në shkrim thuhet se një nga qëllimet e Braverman me ardhjen në krye të detyrës ka qenë padyshim dëbimi i emigrantëve të paligjshëm, prioritet ky edhe i kryeministrit të Britanisë, Rishi Sunak.

Media prestigjioze me nota ironie shkruan se pasion i saj është që të shohë emigrantët e paligjshëm teksa dërgohen në Ruanda.

“Do të më pëlqente të shihja një faqe të parë të “The Telegraph” me një avion që është nisur nga Britania për në Ruanda. Kjo është ëndrra ime. Ky është obsesioni im”, kështu kishte deklaruar pak kohë më parë sekretarja britanike

Në artikull ndër të tjera shprehet se shkesh Braverman është kritikuar për gjuhën e përdorur dhe diskriminuese që ajo ka përdorur për shtetas të kombeve të ndryshe.  Por mes anëtarëve të Partisë Konservatore dhe mbështetësve kryesorë të Brexit, ajo është një yll; dikush që është i përgatitur të thotë dhe të bëjë gjëra konkrete për të arritur qëllimet konkrete.

Mirëpo siç theksohet edhe në artikullin e CNN, synimet e saj bien në kontradiktë me jetën e saj personale, pasi ajo vetë është një emigrante në Britaninë e madhe. Prindërit e saj, të dy me origjinë indiane, mbërritën në vend nga Kenia dhe Mauritius, në një gjendje jo shumë të mirë ekonomike në vitin 1960.

Sajida Uarsi, kryetarja e parë aziatike e partisë konservatore, ka kritikuar po ashtu ashpër Braverman duke deklaruar se ajo ka përdorur një retorikë raciste.

"Origjina etnike e Braverman-it e ka mbrojtur atë nga kritikat për një kohë të gjatë. Njerëzit zezakë dhe kafe mund të jenë po ashtu racistë"  shkroi Uarsi në “The Gardian”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese