Një aksident i rëndë ka ndodhur në Brownhills të Anglisë, ku një shofer ka goditur për vdekje një foshnjë dy javëshe.
Pas ardhjes në jetë kjo ka qenë dita e parë që prindërit kishin nxjerrë foshnjën nga shtëpia për shëtitje.
Makina e drejtuar nga 34-vjeçari përplasi karrocën e foshnjës, e cila humbi jetën menjëherë.
Prindërit e foshnjës Ciaran Leigh Morris me zemrën e copëtuar në rrjetet e tyre sociale ndanë foton e foshnjës ku kanë shkruajtur: Zemrat e mamit dhe babit do të ndjejnë gjithmonë dhimbje, ne të duam më shumë se gjithçka.