Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Prindër të dy fëmijëve, çifti i njohur i showbizit i jep fund martesës

Shkruar nga Newsbomb
Prindër të dy fëmijëve, çifti i njohur i showbizit i
Këngëtari Joe Jonas ka bërë kërkesë për divorc nga aktorja Sophie Turner pas katër vitesh martesë. Këngëtari 34-vjeç i grupit "Jonas Brothers" bëri kërkesë për t'i dhënë fund martesës në Gjykatën e Qarkut Miami-Dade të Floridas ditën e djeshme. Dokumenti thotë se "martesa midis palëve është prishur në mënyrë të pakthyeshme". Edhe pse po qarkullojnë lajmet për divorc, Jonas ka vazhduar të postojë foto me unazën e martesës në llogaritë e tij në rrjetet sociale. "Jonas Brothers" janë aktualisht në turne dhe kanë luajtur një shfaqje në Austin, Teksas të dielën. Pas koncertit, Jonas ka postuar një foto në Instagram ku shihet qartë unaza e tij. Turner, 27 vjeç dhe Jonas u martuan në një ceremoni të fshehtë në Las Vegas më 1 maj 2019, pas Billboard Music Awards të atij viti. Ata patën një ceremoni të dytë një muaj më vonë në Chateau de Tourreau në jug të Francës, me miqtë dhe familjen e tyre. Çifti ka dy fëmijë, një vajzë 3 vjeçe të qaujtur Willa si dhe një vajzë 1 vjeçe, emri i të cilës nuk është bërë me dije për media. © Credits instagram.com/joejonas
 
View this post on Instagram
 

A post shared by J O E J O N A S (@joejonas)

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese