Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
75 %
2.1kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
16 °
Hën
12 °
E enjte, 30 Mars, 2023

Princi Leka: Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkohen nën një monarki

Lajme të ngjashëm

Princi Leka i Dytë beson se zgjidhja më e mirë për Kosovën dhe Shqipërinë është të bashkohen nën një monarki.

Në një intervistë për gazetën Dielli, Princi i Kurorës thekson se që kur familja mbretërore u kthye nga jeta e tyre në mërgim, detyra e tyre ishte të hiqnin barrierat midis shqiptarëve dhe të promovonin unifikimin e grupeve shqiptare në Ballkan.

Leka II thotë se një Shqipëri e Madhe, e vendosur si monarki kushtetuese, do të sigurojë stabilitet më të madh politik sesa sistemi aktual politik. Princi Leka përdor Mbretërinë e Bashkuar dhe monarkitë e tjera të Europës Perëndimore si shembuj të asaj që Shqipëria mund të arrijë në të ardhmen si një monarki kushtetuese e orientuar nga Perëndimi.

I pyetur nëse është i gatshëm të bëhet mbret i një Kosove të bashkuar dhe Shqipërisë, Princi Leka u përgjigj: “Familja mbretërore gjithmonë do të respektojë vullnetin e popullit. Të jesh një princ apo mbret është një jetë. Të jem në gjendje ti shërbej vendit tim nuk shihet nga unë si një punë, por nderi më i madh “.

Më shumë