Festivali që planifikohet të zhvillohet këtë vit në qytetin e festivaleve duhet të këtë atë risi dhe ato angazhime që lidhen me të pazakontën që ka kënga, vallja dhe polifonia shqiptare. Juria e këtij festivali duhet të jetë sipas meje e organizuar ndryshe. Të ketë juri të ndara për polifoninë, për lahutat dhe etnokoreografinë si dhe variantet e arteve që vijnë në këtë lëmë të artit popullor e kombëtarë shqiptarë. Emrat dhe ekspertët me njohje dhe prodhimtari të shquar artistike të jenë të përfaqësuar në këto nivele të jurive për të dëshmuar njëkohësisht një vlerësim më serioz specialistësh, por edhe për të ruajtur objektivitetin vlerësues për të gjitha prurjet dhe zbulimet e pritshme nga trevat dhe grupet folklorike.
Ministria e Kulturës, Akademia e Shkencave dhe sidomos Institucion i Kulturës Popullore ( sot Qendra Kombëtare…) është koha të koordinojnë me institucionet e tjera kombëtare jashtë Shqipërisë për të patur një FFK sivjet në Gjirokastër si asnjëherë më parë.