Tirana
few clouds
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
32 %
3.1kmh
20 %
Sht
34 °
Die
37 °
Hën
36 °
Mar
37 °
Mër
38 °
E shtunë, 2 Korrik, 2022
spot_img

“Princess Rally”, 30 vajzat që “u tërbuan” rrugëve të Shqipërisë e Janinës, shkak shpejtësia e ulët, si u ndanë çmimet dhe itinerari magjik i garës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Për disa vajza e gra, që në jetën e tyre janë shumë të zëna me punë, pasionet janë mundësia më e mirë që të kalojnë kohë me njëra tjetrën, mes emocionesh, të qeshurash, batutash, kërcimesh e pse jo, edhe debatesh.

“Princess Rally”, në edicionin e këtij viti, nga 30 prilli deri në 2 maj, mblodhi rreth 30 vajza së bashku me njëra tjetrën, në një garë të vërtetë korrektese e durimi, (dhe jo shpejtësie) aty ku vajzat që po ndjeheshin princesha, në rrugëtimin e tyre nga një destinacion tek tjetri, patën kohë të përjetojnë një udhëtim magjik, sa turistik, aq edhe pasioni e durimi.

albsig

spring

Ditën e djeshme u finalizua maratona e udhëtimit, Tiranë – Janinë – Vlorë – Tiranë në një ceremoni të thjeshtë ku çmimin e madh, çmimin e parë, në mënyrë suprizuese e mori pedagogia e muzikës Klodi Buzi. Klodi mori pjesë për herë të parë në këtë garë, e siç rrëfeu, për shkak të këmbënguljes së jashtëzakonshme të organizatores së përhershme të garave Rally në Shqipëri, Julinda Dhame.

“Eshtë hera e parë, por rradhën tjetër, do të jem më e përgatitur” tha Klodi dje në skenën e improvizuar ndërsa merrte kupën e vendit të parë.

Klodi rrëfen se ditën e parë as nuk po orientohej. Madje, ndryshe nga cdo makinë tjetër që kishte një pilote e një co-pilote që e ndihmonte me itinerarin e rrugës, Klodi e përballoi e vetme. Që nga shprehja “e rëndësishme është pjesmarrja”, për Klodin, gjithcka ndryshoi në tre ditët e garës, ku me korrektesën e notave muzikore, arriti, ca me fat, dhe ca nga padurimi I vajzave në makinat e tjera, të triumfojë të dalë e para.

Në vendin e dytë, Mirela Lame në timon, e Anila Basha si co-pilote, arritën të rrëmbejnë vendin e dytë, me një korrektesë gare që lëvizi vetëm për 1 minutë e 40 sekonda. Por, ndryshe nga vendi i parë, Mirela dhe Anila, u përpoqën me korrektesë të ndjekin gjithë itinerarin e garës, diku duke u ngatërruar, e më shpesh duke qenë korrekte me gjithë itinerarin e përcaktuar nga organizatorët.

Ori Myzeqari dhe vajza e saj Ema, rrëmbyen trofeun e vendit të tretë. Nënë e bijë, me këmbëngulje, treguan në të treja ditët e garës se kishin një korrektesë maksimale, thuajse si kronometër.

Gara e përgjithshme

Makinat e llojeve të ndryshme, me nga dy vajza mbi to, lëviznin me numrat e tyre nëpër rrugët e shqipërisë dhe greqisë. Gara nuk është një garë shpejtësie, por korrektese e durimi, ku në momentet që futeshe në trajektoren e matjes së kohës, shpejtësia që duhet të ndiqje me makinë, lëvizte nga 30 deri në 50 kilometra në orë. Kjo nuk i pengoi vajzat që ta shkelnin rregullin, të trajektores apo jashtë saj. Sapo dolën nga Tirana, aty ku shihnin ndonjë mundësi të ecnin shpejt, vajzat shofere dhe makinat e tyre, në fakt, u penalizuan edhe nga policia rrugore e Tiranës.

Kur bëhej pushimi për kafe, dhe vajzat mblidheshin me njëra tjetrën, për shkak të shpejtësisë së ulet të makinave, kishte nga ata shoferë meshkuj që donin të parakalonin, e kur shihnin shoferet gra që nuk ecnin, ulnin xhamat e makinës, dhe padyshim, conin edhe romuze të tipit se kush ua kishte dhënë patentën këtyre shofereve të paafta.

Askush nuk u kthente përgjigje. Vajzat, ishin totalisht të impenjuara në aplikacionet e GPS të instaluara në telefonat e tyre, për të mos humbur minutat, apo trajektoren.

Çdo mbrëmje bëhej bilanci. Kush ishte më mirë, e kush ishte më keq. Nuk mungonin debatet sesi llogaritej koha e matjes së çdo segmenti në garë, e ku debati nxehej me vajzat që donin aq shumë konkurrencë. Veçse mbrëmjet, për secilën prej tyre, rrezatonin lezetin e debateve, barcaletave, videove e ndalesave të çuditshme që u ndodhnin në rrugë.

Surprizuese ishte ndalesa në Janinë, ku vajzat e Princess Rally, u priten në një takim të ngrohtë nga kryetari I bashkisë së Janinës, që pasi I falenderoi, e konsideroi këtë një eksperiencë të vecante me vajza nga Shqipëria dhe një mundësi për turizëm.

Itinerari magjik

Nga Tirana merr rrugën e vjetër dhe jo autostradën. Dielli ngroh fort dhe për të shkuar në Tepelenë e më pas Kakavije, vajzat duhet të kalojnë nga Elbasani, në Belsh, prej andej të dalin në Kuçovë, mandej të hyjnë në rrugën e vjetër të Ballshit, aty ku nuk shkelin më makina, e ata pak banorë të mbetur shohin me kuriozitet 13 makina të ndryshme me vajza brenda tyre që kalojnë atyre anëve. Peizazhi deri në Belsh është magjik. Pemët e tokat e punuara, liqenet e Belshit, rruga e shtruar, I detyron vajzat të harrojnë për një moment garën; të ndalen e të bëjnë foto e video. Telefonojnë njëra tjetrën për të lajmëruar se ku shohin ndonjë polic për të mos ngrënë gjoba më, e shpeshherë, harrojnë edhe matjen e kohës. Kur hyjnë në rrugën e vjetër të Ballshit e harrojnë peizazhin, mbyllin xhamat e dritareve për shkak të erës së shtuar të naftës dhe I gëzohen mbylljes sa më parë të “stage” që kishin për të përfunduar. Thashethemet bëhen në darkë, në Janinë, në një restorant buzë liqenit, me prodhime greke, e ku nuk mungon kamarieri shqiptar që I sajdis vajzat me çfarë duan.

Ditën e dytë të garës nuk ka më diell. Vajzat duhet të dalin nga Janina por do të kalojnë nga dogana e tre urave në Përmet. Ka nga ato që pyesin se ku do të kthehen. Nëse hyjnë në Kakavije, do të thotë që kanë gabuar itinerarin. Te dogana e tre Urave, dhe vetë doganierët e punonjësit e policisë kufitare hutohen kur shohin 13 makinat që lëvizin. Atyre anëve, s’lëviz kush. Disa të huaj me motorra që janë në udhëtimin e tyre të pasionit, habiten po ashtu. Por sërish, dogana ti merr minutat e veta. Dalja nga Dogana e tre urave, të ofron peizazh akoma më të mrekullueshëm, me rrugën e re që gjarpëron maleve, dhe Vjosën që të merr në qafë me ujin e kulluar e kaltërsinë që të qetëson sytë e lodhur nga GPS.

Makinat varg njëra pas tjetrës marrin rrugën për të shkuar drejt Tepelenës, aty ku do të kalohet nga rruga e re për tu ndalur në lartësitë e Nivicës. Shiu ka filluar të bjerë. Rruga edhe pse është shtruar, ka pak lëvizje. Nivica, përveç magjisë së kanioneve të veta e maleve të larta, të jep atë ajrin e pastër, të freskët, shkurt ato që nuk gjen në Tiranë. Bagëtitë shpesh ndërpresin rrugën e makinave, ndërsa barinjtë e tyre, habiten me këto 13 makinave që gjarpërojnë varg njëra pas tjetrës atyre anëve.

Në Nivicë kanë filluar të bëhen bujtinat e para. Fshatarët po rregullojnë shtëpitë, bëjnë bukën, djathin, gjizën e qingjat dhe presin mysafirë. E meqë vajzat ishin mysafire të papritura, u ndodhi që edhe të mos ushqehen sic duhet. Por bukë, djathë, domate kos, ishin mjaftueshëm.

Pas një pushimi disa orë, vajzat duhet të zbresin në Vlorë, ku I pret një natë me muzikë live. Rruga sërish është e shtruar, dhe peizazhi vazhdon të jetë magjik.

Në Kraal Hotel, aty ku u akomoduan të gjitha vajzat, filloi kënga muzika e vallja, e një festë deri në orët e para të mëngjesit.

Gjithsesi gara nuk është mbyllur akoma. Vajzat duhet ta përfundojnë atë në ditën e tretë nga Vlora drejt Tiranës, por jo në autostradë.

Në mbrëmje, ceremonia e dhënies së çmimeve është një festë më vete. Gjithsecila doli në konkluzionin, se pavarësisht kontestimeve, kjo përvecse garë është komunikim. Sa shumë shoqe të reja shkëmbejnë numrat e telefonit në këtë kompeticion. E sigurt është se vitin tjetër, do të jenë më shumë, por me një itinerar tjetër.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img