Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
76 %
1kmh
90 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Princesha Geraldinë feston ditëlindjen e parë dhe mami Elia nuk fsheh emocionet, e përlotur bën shkrimin prekës: Parajsa ekziston mjalti i zemrës time

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

22 Tetor, kjo datë është një nga më të rëndësishmet për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë pasi si sot një vit më parë erdhi në jetë vogëlushja e tyre, Geraldina.

E sigurisht në këtë ditë kaq të rëndësishme nuk kishte si të mungonte as një dedikim për të voglën nga mami Elia.

Përmes disa fotove mjaft  të bukura familjare, Elia ka treguar se si ka ndryshuar jeta e saj pas ardhjes së Geraldinës.

Një vit me zemrën të mbushur plot dashuri duke jetuar në parajsën që bebe Geraldina i ka dhuruar.

“Si sot një vit më parë patëm takimin më të rëndësishëm në jetë, atë takim që pritet si asnjë tjetër! Kur e mora në krahë për herë të parë mu duk se Zoti ishte atje me ne! Sot vogëlushja jonë u bë 1 vjeç, e unë e shoh dhe përlotem kur mendoj sa shpejt iku ky vit i parë, më i bukuri dhe më intensivi i jetës sime! Prej një viti jam tjetër njeri, e bekuar nga Zoti që më bëri mamin e bebe Geraldinës!

Prej një viti e kam zemrën plot dashuri, aq sa dua ti përqafoj të gjitha bebet e botës. Bebet janë prova që parajsa ekziston dhe na është dhuruar mbi tokë! Nuk ka fjalë që të shprehin urimet e mia për ty engjëll pushverdhë, por ajo që lutem më shumë është të rritesh e shëndetshme, me zemër të bardhë dhe e rrethuar me dashuri! Jeta qoftë bujare me ty vogëlushja ime e ëmbël! Mjalti i zemrës sime”, ka shkruar ajo.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img