Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Princat William dhe Harry zbulojnë statujën e Lady Dianas në kopshtin me lule, mungojnë Kate Middleton dhe Meghan Markle (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Princ William dhe Princ Harry kanë zbuluar sot statujën e Princeshë Lady Dianës. Në ceremoninë përkujtimore të Princeshës së ndjerë kanë marrë pjesë vëllezërit e motrat e saj, por ajo që bie në sy është mungesa e bashkëshorteve të William dhe Harry.

Statuja në nder të Princeshës u vendos në një kopësht të mbjellë me lulet e preferuara të saj.

Ceremonia  e zhvilluar nga sot përkon me dittëlindjen e 60-të të Lady Dianës, e cila fillimisht ishte planifikuar si një festë e madhe për të shënuar këtë ditë, por më pas u klasifikua si një “ngjarje private”. Kjo lidhej dhe me faktin se Princ Harry ka vendosur të qëndrojë larg syrit të medieve këto kohë.

Statuja u porosit nga dy vëllezërit në vitin 2017 për të përkujtuar nënën e tyre dhe për të shënuar 20-vjetorin e vdekjes së saj.

"Statuja synon të pasqyrojë ngrohtësinë, elegancën dhe energjinë e Diana, Princesha e Uellsit, përveç punës së saj dhe ndikimit që ajo kishte mbi kaq shumë njerëz," tha një burim i Pallatit Mbretëror.

Portreti dhe stili i veshjes së paraqitur në statujë ishte bazuar në periudhën e fundit të jetës së saj, pasi ajo fitoi besim në rolin e saj si ambasadore për kauzat humanitare.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll