Hapësire reklamuese

Bota

Princ William vaksinohet kundër Covid-19, poston foto nga marrja e dozës dhe falenderon stafin mjekësor

Shkruar nga Newsbomb

Princi William është vaksinuar kundër Covid-19. Lajmi është konfirmuar nga vetë Duka i Kembrixhit, i cili ka postuar një foto në rrjete sociale, teksa shihet duke marrë dozën e vaksinës anti-Covid.

Princ William ka treguar se ka marrë të martën dozën e vaksinës dhe ka falenderuar stafin mjekësor të procesit të vaksinimit.

“Të martën mora dozën time të parë të vaksinës kundër COVID-19. Për të gjithë ata që punojnë në shpërndarjen e vaksinave, faleminderit për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni”, ka shkruar ai krahas fotos së postuar në Instagram.

Sondazh

Poll