Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
57 %
1.5kmh
0 %
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
Pre
14 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Princ Leka pret në rezidencën mbretërore ambasadoren Yuri Kim: Bisedë e ngrohtë dhe optimiste, folëm për të ardhmen e vendit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Princ Leka ka pritur sot në rezidencën mbretërore ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.

Përmes një shënimi në facebook, Princ Leka thotë se biseda mes tyre ishte shumë optimiste, ku folën për mbështetjen e SHBA-së dhe aktualitetin në Shqipëri.

Leka Zogu thotë se gjatë bisedës u trajtua çështja e potencialit njerëzor dhe talenteve në Shqipëri, si një vlerë e shtuar për të ardhemn e ndritur të vendit.

Postimi i Princ Lekës

Ishte një kënaqësi të mirëprisnim në Rezidencën Mbretërore vizitën e Shkelqesisë së Saj Ambasadores së Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.

Përfitova nga rasti të falenderoj Znj Ambasadore për mbështetjen e treguar ndaj Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara, çka pasqyron miqësinë e gjatë midis vendeve tona. Unë shpreha mbështetjen time absolute në respektimin e luftës ndaj korrupsionit dhe implementimin e një sërë reformash për një standart sa më të mirë. Biseda ishte shumë e ngrohtë dhe optimiste për të ardhmen e vendit dhe u përqëndrua në potencialin njerëzor dhe talentet e shqiptarëve.

Gjithashtu folëm për bukuritë natyrore dhe historinë e pasur të Shqipërisë. Sigurisht nuk mbetën pa prekur temat e çështjeve aktuale si klima delikate dhe dinamike politike e vendit. Shqipëria do të zhvillojë zgjedhjet vitin e ardhshëm ndaj stabilitetit dhe paqja janë thelbësore. Proçesi demokratik ka një rëndësi të veçantë pasi Shqipëria synon dhe duhet ta shohë të ardhmen brenda
Bashkimit Evropian

Më shumë




spot_img








spot_img