Hapësire reklamuese

Bota

Princ Harry vazhdon detyrimet mbretërore në Buckingham Palace, ndërsa Megan gjendet në Kanada

Shkruar nga Newsbomb

Jo vetëm në Britani, por thuajse në mbarë botën dhe showbiz lajmi se çdo të bëjë Princ Harry pasi u nda nga familja mbretërore, mbetet prioritet.

 BBC raporton pak minuta më parë se Duka I Sussex takoi paraditen e sotme lojtarët rugby në eventin e parë publik që kur ai dhe dukesha Megan vendosën të largohen nga detyrimet mbretërore.

Princi Harry u shfaq I qeshur dhe u takua me fëmijët në Buckingham Palace përpara kompeticionit botëror Rugby. Më vone do të takohet edhe me përfaqësitë e vendeve që do të luajnë në kupën botërore.

Megan dhe djali I tyre Archie janë në Kanada, ndërsa Harry do të qëndrojë në UK për takimet e javës së ardhshme.
Bisedimet përfshijnë Mbretëreshën, Princin Harry, Princin e Ëales dhe Duken e Cambridge për të diskutuar të ardhmen e ciftit.

Mbretëresha nxorri një deklaratë ku ra dakord për dëshirën e çiftit për tu tërhequr nga detyra, dhe të bëhen financiarisht të pavarur dhe të ndajnë kohën mes UK dhe Kanadasë.

Korrespondenti i BBC për sportin ishte në Pallat dhe raportoi se Harry “I dha një të qeshur me zë të lartë” kur u pyet sesi do të ecin bisedimet në të ardhmen.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.