Hapësire reklamuese

Bota

Princ Harry shkruan në fshehtësi një libër për jetën e tij, zbulohet shifra marramendëse që do marrë për ta publikuar

Shkruar nga Newsbomb
Princ Harry shkruan në fshehtësi një libër për

Si duket Princ Harry nuk ka aspak ndërmend që të ulë gjakrat me familjen e tij. Kur të gjithë mendonim se gjërat ishin qetësuar ato janë bërë akoma dhe më keq.  Harry është duke shkruajtur një libër për të gjithë jetën e tij private, ku sigurisht do të përfshijë edhe sekretet dhe konfliktet me Familjen Mbretërore.

Që prej 1 viti, ai ka nisur punën dhe po bashkëpunon me J. R. Moehringer, autor fitues i shumë çmimeve. Pritet që drafti i parë të jetë gati në tetor, pa titull dhe vitin tjetër libri të publikohet.

Sipas mediave të huaja mësohet se çmimi që Harry do të fitojë nga ky libër kap vlerën e 20 milionë dollarëve nga shtëpia botuese Penguin Random Houese.

Deri më tani përfaqësues të kësaj firme nuk e kanë konfirmuar shifrën, por kanë deklaruar se Harry një pjesë të mirë të parave do ta dhurojë për bamirësi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu