Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Princ Harry dhe Dukesha Meghan Markle ndërmarrin veprimin e papritur, ja si i shmangen ‘gjuhës së urrejtjes’

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

87ec7e5e7efecb85a9313fd7241ac4cb

Pasi u larguan nga Familja Mbretërore dhe u përplasën me shtypin britanik, tani “rebelët” Princi Harry, Duka i Sussex-it, dhe gruaja e tij, Dukesha Meghan Markle janë gati t’i thonë lamtumirë rrjeteve sociale, Facebook, Twitter dhe Instagram. 

 

Sipas gazetës Times, një burim i afërt me çiftin ka thënë që shanset që nipi i mbretëreshës Elizabeta II dhe bashkëshortja e tij të kthehen në rrjetet sociale janë shumë të vogla.

Gjithashtu, ato do të heqin dorë nga mbështetja e Fondacionin Archeëell përmes faqeve të tyre, që numëronin miliona ndjekës në total.

Gazeta britanike shkroi se Princi Harry dhe gruaja e tij janë të zhgënjyer për shkak të “urrejtjes” që kanë hasur në platformat e rrjeteve sociale si Twitter dhe Facebook.

Çifti, i cili braktisi detyrat mbretërore vitin e kaluar, postoi për herë të fundit në llogarinë e tyre “sussexroyal” në Instagram më 30 mars.

Vlen të përmendet se lajmi erdhi pasi Tëitter dhe Facebook mbyllën ose pezulluan për kohë të pacaktuar llogaritë e Presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Në një intervistë me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, Markle kishte deklaruar se ajo ishte personi më i shënjestruar në botë në vitin 2019 dhe se sulmet ndaj saj ishin “të padurueshme”.

Ndërkaq, Princi Harry më herët kishte theksuar se rrjetet sociale ndihmuan në krijimin e një “krize urrejtjeje, krize shëndetësore dhe krize të së vërtetës”.

Markle, vajza e një nëne me ngjyrë dhe një babai të bardhë, është përballur me shprehje raciste në rrjetet sociale.

Më shumë

spot_img
spot_img