Princ Charls ka rezultuar pozitiv me Covid dhe tashmë është izoluar në Pallatin Mbretëror. Pricni i Uellsit mori përgjigjen e testit këtë mëngjes dhe më pas shtyri ceremoninë e zbulimit të një statuje në Winchester.
Kjo është hera e dytë që 73-vjeçar infektohet me koronavirus, ndërsa burime nga Pallati thanë se gjendja e tij shëndeetësore është e stabilizuar dhe se ka shdqaur simptoma të lehta. Charles do të zbulonte një statujë të Licoricia të Winchester, një biznesmene hebreje mesjetare që ishte huadhënëse parash dhe prind i vetëm në qytetin Hampshire.
Një natë para se të rezultonte pozitiv, Charles dhe Camilla ishin në një pritje në Muzeun Britanik për të festuar punën e Trustit Britanik Aziatik (BAT).