Hapësire reklamuese

Social Bomb

Primaret e PD, analisti ngre pyetjen: Po votojnë vetëm burra, ku janë gratë demokrate?

Shkruar nga Newsbomb

Demokratët në gjashtë bashki të vendit kanë votuar sot për kandidatin e tyre të preferuar për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Sipas mbështetësve të Sali Berishës, këta janë kandidatët e vërtetë të Partisë Demokratike në zgjedhje, ndonëse ligjërisht partinë e ka Lulzim Basha.

Mirëpo ajo që i ka tërhequr vëmendje analistit Mustafa Nano është kjo fotografi nga procesi i votimit të kandidatëve.

Ai vëren se në radhën e votuesve ka vetëm burra, ndaj dhe ngre pyetjen “ku janë gratë demokrate?”.

“Demokratët votojnë sot në Primare, por ndonjë pyetje të vjen natyrshëm: "Vetëm burra? Ku janë gratë demokrate?", shkruan Nano në rrjetet sociale.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll