Tirana
clear sky
-2.5 ° C
-2.5 °
-2.5 °
50 %
2.6kmh
0 %
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
Mar
4 °
Mër
6 °
E shtunë, 22 Janar, 2022

Prifti u ndalua pas orës policore, donte të fliste me Gjokutajn; si ranë në “grackë” shefat e Korçës nga përgjimet për sirianët

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Tiranës ka pezulluar nga detyra disa efektivë të Policisë së Shtetit dhe shefa Komisariatesh, në kryeqytet dhe në Korçë. Këta persona, kanë qenë nën përgjim për shkak të trafikut të sirianëve që si “portë hyrëse” në vendin tonë ka qytetin juglindor të Korçës.

Nga hetimet e zhvilluara me SHÇBA, ka dalë se dy shefat e Korçës, Krenar Gjokutaj (shef Komisariati) dhe Klemend Pikuli (Shef i Rrugores), janë përfshirë në raste për favorizimin e shoferëve që kapeshin në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, apo lëvizjes jashtë orës policore.

Ata janë hetuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm”.

Rasti i Krenar Gjokutaj: Një drejtues mjeti, përfaqësues i një komuniteti fetar, u konstatua në qarkullim pas orës policore. Ishte në një rit fetar në një familje dhe nuk verifikohej autorizimi për shkak të ngarkesës në sistemin e-Albania. Drejtuesi i mjetit kërkon të sqarojë situatën tek Gjokutaj, dhe ky i fundit e ka lejuar të largohet për pamundësi verifikimi.

Rasti i Klemend Pikulit: Një drejtues mjeti i konstatuar pa rripin e sigurimit në drejtimin e mjetit në qarkullim, ka marrë një masë administrative. Por mbetet e paqartë se përse është ngritur akuzë për këtë ngjarje, nëse masa administrative nuk është vendosur në përputhje me Kodin Rrugor, apo ka detaje të tjera.

Prokuroria e Tiranës kishte nisur hetimet për trafikun ilegal të klandestinëve në Shqipëri, nisur nga rastet e shumta të kapjes së tyre në territorin e vendit tonë. Nga përgjimet, kanë rënë në “grackë” dhe punonjësit e mësipërm të Policisë, të cilët edhe pse nuk është provuar se kanë ndihmuar sirianët kanë bërë shkelje të tjera.

Kështu, janë pezulluar nga detyra:

– Krenar Gjokutaj me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë

– Klemend Pikuli me detyrë Shef Sektori i Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë

– Petro Fraholli specialist për qarkullimin rrugor Korçë

– Genci Hysi me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë

– Çlirim Akrobati me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë

– Kamber Kllogjeri me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë

Janë arrestuar:

– Durim Murja

– Jashar Shehu

– Arjan Balla, të tre oficerë patrulle në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

Në “Arrest shtëpie”:

– Matilda Hamolli, oficere patrulle në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img