Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
1 °
E premte, 21 Janar, 2022

Prezent gjatë vrasjes së Jurgen Dukës në market tek “Vasil Shanto”, arrestohet 36-vjeçari për moskallëzim krimi ( EMRI)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në lidhje me ngjarjen e rëndë që u shënua ditën e djeshme në Tiranë në rrugën “Vasil Shanto”, ku pas një debati në supermarket Jurgen Duka u qëllua me armë nga polici Arbër Sula.

Bëhet me dije se policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Orgest Drazhi, 36-vjeç, pasi ka qenë prezent në konflikt dhe nuk e ka kallëzuar ngjarjen në polici.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. D., 36 vjeç, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, duke qenë prezent në konfliktin e çastit ku humbi jetën shtetasi J. D., nuk ka kallëzuar krimin. Ndërkohë nga shërbimet e Policisë, vijon puna intensive për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të krimit, shtetasit A. S”njofton policia.

I arrestuari për moskallëzim krimi

Screenshot 10 17

Kujtojmë që ngjarja e rëndë u shënua pak pas mesnatës së 14 dhjetorit, ku Jurgen Duka së bashku me shokun e tij, dyshohet në gjendje të dehur kishin hyrë në një market, aty kishte nisur debati me polici  Arbër Sula, se kush do paguante i pari. Ky i fundit nxori armën dhe qëlloi mbi 29-vjeçarin, ku një plumb në zemër i mori jetën.

29-vjeçari u dërgua në spital, më pas ndërroi dhe jetë, ndërsa autori i kësaj ngjarje është i shpallur në kërkim.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img