Hapësire reklamuese

Aktualitet

Prezantohet projekti i rrugës “Qafë Qelë-Koman”, drejtori i KESH Benet Beci: Do të ketë impakt të jashtëzakonshëm, rruga do ndërtohet sipas standardeteve

Shkruar nga Newsbomb
Drejtori i KESH, Benet Beci

Ditën e sotme u prezantua projekti i rrugës “Qafë Qelë-Koman”, i cili do t’i shërbejë 10 mijë banorëve, si dhe do të zhvillojë turizmin dhe ekonominë në këtë zonë.

Drejtori i KESH, Benet Beci, u shpreh se do të ndërhyhet në një gjatësi prej 30.7 km, ndërsa shtoi se zbatimi i këtij projekti do të ketë një impakt të jashtëzakonshëm, pasi rruga do të ndërtohet sipas standardeve duke rritur sigurinë dhe komfortin.

Në projekt parashikohet të ndërhyhet në të gjitha shtresat e rrugës, në vijëzim dhe në sinjalistikë, si dhe do të ndërhyhet për mbrojtjen e rrjedhave që shkaktojnë gërryerjen e urave.

Kostoja për rikonstruksionin e rrugës do të jetë 2.5 miliardë lekë dhe punimet parashikohen të zgjasin 2 vite, ndërkohë që banorët janë shprehur të kënaqur me këtë investim, pasi mungesa e mirëmbajtjes e kishte çuar rrugën drejt degradimit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll