Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Prezantohet projekti i Portit Turistik të Durrësit, kreu i EMAAR Group e quan Ramën “vëlla”: Më kujtohet kur e takova për herë të parë, më preku sepse rrallë gjej njerëz si ai

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pasditen e sotme në qytetin e Durrësit është prezantuar projetki i Portit Turistik të këtij qyteti, ku i pranishëm ka qenë edhe kreu i Emaar Gropu, Mohamed Alabbar, kompania e të cilit do të investojë 2 miliardë euro për ndërtimin e këtij porti.

Alabbar në fjalën e tij kujtoi takimin e parë me kryeministrin Rama, të cilit i drejtohet edhe me fjalët “vëllai im”, teksa tha se ishte emocionuar shumë pasi Rama i kishte kërkuar që të ketë një projekt kun ë qendër të jenë njerëzit.

“Më kujtohet kur jam takuar për herë të parë me vëllain tim të dashur, më kujtohet që më tha “Mohamed, dua të ngre njerëzit e mi”. Kjo më preku, sepse unë bëj biznes në shumë vende, por rrallë gjej njerëz si ju, ku në qendër janë njerëzit.

Kur shoh Shqipërinë, përpjekjet që vëllai im i dashur, kryeministri bën, jam edhe më shumë entuziast. Unë e kam vizituar Durrësin disa herë dhe një ditë u mërzita shumë për shkak të ndotjes që gjenerohet nga porti. Duhet të respektojmë mjedisin dhe fëmijët tanë. Të gjithë këta njerëz, të gjithë këta hotele që kanë punuar fort, janë heronj që kanë luftuar dhe punuar shumë gjatë këtyre viteve. Ata do të festojnë me ne.

Ky është një moment historik në jetën time dhe të Shqiëprisë dhe ju siguroj se do të punojmë fort. Ne duam që të ketë edhe besim në investim, u detyrohemi shqiptarëve. Dua t’ju falenderoj që më keni besuar dhe do mundohem të bëjë gjithçka edhe më mirë se ajo që tregon video. Doja të përfitoja nga kjo mundësi për t’ju thënë se do të shihni edhe rritjen e vlerës në këto 4 vite e gjysmë”, tha Alabbar.


spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img