Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
42 %
4.6kmh
0 %
Sht
31 °
Die
33 °
Hën
36 °
Mar
36 °
Mër
37 °
E shtunë, 25 Qershor, 2022
spot_img

Prezantohet plani i rindërtimit në Kombinat, si do transformohet zona: Apartamente falas, 4 institucione arsimore; 9 pika sociale e kulturore dhe 5 sheshe të reja publike

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme në praninë e kryeministrit Edi Rama është prezantuar plani i ri i rindërtimit në Kombinat, për zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

albsig

spring

Në këtë zonë do të ketë apartamente të reja falas për gjithë familjet e prekura dhe një potencial zhvillimi për akomodimin e 20,500 banorëve, 4 institucione të reja arsimore dhe 9 pika sociale e kulturore.

Ndërkaq do të ketë edhe 5 sheshe publike me shërbime të reja: Sheshi i Teknologjisë (TECH Square), Sheshi i Muzeut (Museum Square), Sheshi Universitar (University Square), Sheshi Garibaldi (Garibaldi Square) dhe Sheshi i Gastronomisë (Gastronomy Square).

“Përreth kësaj lagjeje të ketë parqe dhe lagjja të ketë një lëvizshmëri kryesore. Ju keni një shesh të madh shumë afër tregut se është pastaj sheshi Skënderbej. Është një qytet për të gjithë që nga të moshuarit për të gjithë. Do të ketë dhe një seli universiteti. Do të ketë transporte publike ndërsa automjetet nuk do jenë të rëndësishme.

Atë që kemi bërë me sheshin Italia përpara arenës Kombëtare. Mund të bëjmë të njëjtin operacion edhe këtu. Që autobusët të kalojnë sipër dhe të ketë dalje. Në shëtitoren e Kombinatit nuk do të ketë automjete. Do të ketë dhe shumë dyqane artizane. Përveçse në një lagje banimi do të jetë edhe një lagje artizanati. Aty mund të kemi edhe një treg dhe të gjithë ndërtesat publike do të kenë harqe dhe hapësira publike. Si është sot kombinatri dhe si do bëhet. Sheshi i kombinatit do të bëhet protagonist i dy akseve veri dhe jug”, tha drejtuesi i projektit mes të tjerash.

Screenshot_6.jpg

Screenshot_5.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img