Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
2.1kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
E martë, 4 Tetor, 2022

Prezantohet Artur Selmani, kandidat për Kryeprokuror: Çfarë do të bëja ndryshe

spot_img

Lajme të ngjashëm

Seanca dëgjimore me prokurorët që kanë aplikuar për postin e kryeprokurorit ka vijuar me Artur Selmanin, prokuror i Vlorës.

Në seancën e posaçme dëgjimore në Komisionin e Ligjeve, Semani ka shpalosur platformën e tij.

Vasilika Hysi: Më bën një gjë përshtypje, me kaq karrierë në mësimdhënie, si ka mundësi që studimet e doktoraturës nuk i keni përfunduar akoma. Po shikoj që po kryeni doktoraturë në fakultetin ekonimik, pastrimi i parave.

Çfarë do të bëni ndryshe nga çfarë është bërë deri më sot?

Selmani: Lidhur me doktoraturën edhe mua më dhemb qën nuk kemi patur atë mundësi. Kjo më ka detyruar që të kalojë dëshirën time për studime në një fushë që nuk është e përshtatshme, ashtu siç do ishte e përshtatshme në fushën e drejtësisë. Por gjykoj se zgjedhja e këtij drejtimi nuk ka qëlluar rastësisht. Pas një kohe të gjatë duhet dhënë edhe kontributi në menaxhim.

Çfarë do të bëja më mirë. Çdo drejtues sigurisht ka një nëmyrë të vetën. Edhe unë personalisht kam konceptin tim të drejtimit. Sesi do ta bëja ndryshe… për këtë do më ndihmojë jashtë mase edhe mënyra e konceptimit manaxherial. Ky begraund arsimor do të më ndihmonte shumë.

A i njihni ju vetes tuaj ndonjë avantazh me kandidatët e tjerë që janë në garë?

Kam një avantazh që unë kam që në vitin 2001 pranë Gjykatës së Lartë që më ka dhënë shansin të akumuloj një eksperiencë të vyer.

Ajo që ka çaluar në institucionin e Prokurorisë është besimi i publikut, për shkak të një performance jo të mirë. Karakteri i centralizuar i Prokurorisë ka sjellë problematikë që ka të bëjë me natyrën njerëzore duke sjellë në pah gjëra të tilla siç janë urdhrat nga lart…Kjo ka sjellë uljen në vendimarrje dhe në cilësi. Por besoj se Reforma në Drejtësi do ta zgjidhë këtë problem.

Besimi i publikut te prokuroria.

Unë jam i bindur që integriteti im moral, politik, e treguar në të gjithë këtë kohë, e mjaftueshme për të treguar që nuk është nxitur momentalisht nga arsyeja për të bërë karrierë, është e mjaftueshme për të ktyer besimin  te prokuroria. Unë besoj se ky besim nuk duhet të vijë vetëm nga faktorë të brendshëm, por edhe nga jashtë. Siç është politikam gjuha politike e përdorur që shigjeton Prokurorinë.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img