Hapësire reklamuese

Aktualitet

Prezantohen 15 kandidatët për SPAK (LISTA ME EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb

Prezantohen 15 kandidatët për SPAK, shkruan Newsbomb.al. 

Kanidatët fitues janë: Altin Dumani, Anton Martini, Alisabeta Imeraj, Arben Kraja, Doloresa Musabelliu, Klodian Braho, Enkeleda Millonaj, Manjola Kajana, Edvin Kondili, Ened Nakuçi, Elida Kaçkini, Ndini Tavani, Behar Dibra, Anita Jella, Besnik Muçi.

Ndërkohë, kreu i KLP, Gent Ibrahimi ka bërë me dije se pasi të kalojnë shkallët e vetingut kandidatët fitues do të emërohen në detyrë.

"15 kandidatë për 15 vendet vakante në proklurorinë e posaçme. Kur kandidatët të kalojnë vetingun ne do të jemi në gjendje ti emërojmë ata në detyrë", tha Ibrahimi.  

Ndërkaq, KLP ka vendosur të përjashtojë nga gara disa prej emrave të njohur të drejtësisë, si drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela, si dhe ish-kreun, Besnik Hajdarmataj, Vladimir Mara etj.

Ibrahimi ndër të tjera theksoi se disa nga aplikantët kanë gabuar me dorëzimin e dokumenteve dhe për pasojë nuk janë në listën e fituesve.  

"Kanë gabuar në interpretimin e rregullores, kanë depozituar dokumente që nuk mund të merreshin në shqyrtim", tha ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll