Hapësire reklamuese

Aktualitet

Prezantohej si biznesmen, largohet me 250 mijë euro, në kërkim supermashtruesi italian

Shkruar nga Newsbomb

Një shtetas italian që hiqej si biznesmen me qëllim investimin në fushën e ndërtimit ka arritur të realizojë një skemë të mirëfilltë mashtrimi.

Italiani Giuseppe Mei po gjykohet në mungesë nga Gjykata e Tiranës për akuzën “Mashtrim me pasoja të rënda.”

Mei ka marrë me anë të mashtrimit 250 mijë euro nga disa biznesmenë në Vlorë dhe në Durrës, duke u premtuar se do të sillte nga Italia firma ndërtimi për të ngritur disa blloqe banimi, sipas TCH.

Biznesmenët kanë rënë pre e kurthit të tij duke ja dhënë atij shumën e parave, por më pas italiani është zhdukur pa gjurmë.

Pas denoncimit të bërë, prokurorët shqiptarë në bashkëpunim me ata italianë, kanë zbuluar se ky shtetas ishte me precedent penalë dhe në fushën e mashtrimeve në Itali dhe po të njëjtën skemë e kishte ndjekur dhe atje.

Giuseppe Mei në rast se del fajtor për akuzën “Mashtrim me pasoja të rënda”, atehërë ai do të dënohet me 5 deri në 10 vjet burgim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu