Hapësire reklamuese

Aktualitet

Prezantimi i platformës digjitale, Rama përzgjodhi gazetarët që do të ishin në bashkëbisedim (PËRJASHTIMI)

Shkruar nga Newsbomb
Edi Rama

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka prezantuar platformën digjitale të Partisë Socialiste, ndërsa në bashkëbisedim me të ishin edhe disa gazetarë.

Por gazetarët që morën pjesë duket se janë zgjedhur nga koordinaorët e zyrës së Shtypit të PS-së, pasi jo të gjithë ata që kanë kërkuar kanë marrë pjesë.

I tillë është rasti i gazetares Ambrosia Meta, e cila shkruan se është mashtruar për të mos marrë pjesë në këtë bashkëbisedim.

"Sot, Kryeministri Rama, në cilësinë e Kryetarit të PS, zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët. Koordinatorja e Zyrës se shtypit të Partisë Socialiste, ka ftuar privatisht gazetarët që të marrin pjesë në bashkëbisedim. Më shumë se përjashtimi im nga ky bashkëbisedim, që nuk është i fundit se e marta vjen shpejt, është shumë e turpshme se si genjen kjo Koordinatore e zyrës së shtypit të Partisë Socialiste pak para se kati i parë i selisë rozë të gëlojë nga gazetarët e të gjithë televizioneve të tjera.

Syri TV nuk e transmetoi bashkëbisedimin e Ramës. E marta vjen shpejt", ka shkruar gazetarja Meta.

120805316_1757690447730606_2537500780909451908_o.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.