Tirana
light rain
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
3.6kmh
100 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
13 °
E martë, 28 Mars, 2023

Prezantimi i kandidates Emiriana Sako, Gjiknuri: Durrësi është pro zhvillimit dhe nuk mund të bëhet betejë e njerëzve të humbur politikisht

Lajme të ngjashëm

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, prezantoi zyrtarisht kandidaten e Partisë Socialiste për kryetare të Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako.

Duke theksuar momentin në të cilën po zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale, të 6 Marsit, Gjiknuri u shpreh se Durrësi ka shansin e artë për t’u transformuar tërësisht dhe nuk mund të bëhet betejë e njerëzve të  humbur politikisht.

“Unë e di që fitorja nuk kërcënohet nga kundërshtarët tanë, në luftë janë dy humbësa, njëri është humbës kronik, por që është ‘grata’ dhe tjetri që është i papëlqyeshëm nga faktori ndërkombëtar, nga SHBA, por njëkohësisht është një njeri që ju e dini shumë mirë historinë e tij politike, thjesht ata luftojnë për mbijetesën e tyre politike.

Po pse do të përdoren qytetarët durrësak apo të bashkive të tjera se kush nga ata do të mbijetojë politikisht? Jo se kanë durrësakët këtë hall, durrësakët duan zhvillimin, se janë qytetarë nga natyra dhe duan zhvillimin, nuk janë tifozë politikë, nuk e fiton dot kollaj zemrën e Durrësit, përveçse me vepra konkrete dhe me sjellje konkrete”, u shpreh Gjiknuri.

Drejtuesi politik i PS në qarkun Durrës, Adrian Çela, në fjalën e tij u ndal tek puna e deritanishme e kandidates Emiriana Sako dhe tek vullneti i saj për të bërë më të mirën për qytetin e saj, gjatë kohës kur ka drejtuar bashkinë.

“Në prill të vitit 2020, që qyteti ishte goditur nga tërmeti dhe po jetonte pasojat e tërmetit dhe pandemisë, kur iu bë propozimi që ta merrte këtë detyrë, Ani nuk pati asnjë lloj mëdyshje.

Përse e them këtë: njerëzit njihen kur marrin përgjegjësi në momente të vështira sepse të marrësh përgjegjësi në momente të lehta është shumë kollaj”, u shpreh Çela.

Kandidatja e PS, Emiriana Sako, u shpreh se puna e saj e deritanishme dhe zgjidhja e shqetësimeve të komunitetit, janë argument i fortë për të kërkuar mbështetjen e durrsakëve në zgjedhjet e 6 marsit.

“Aleanca jonë është me njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm. Nën drejtimin tim dera e Bashkisë ka qenë e hapur dhe do të jetë për të gjithë qytetarët që nga Ishmi, Katundi i ri, Sukthi, Rrashbulli, Manza. Do ti trajtojmë që të gjithë me detyrën dhe vullnetin për të zgjidhur që të gjithë problemet që ata kanë. Prandaj në 6 mars kërkoj mbështetjen tuaj, kërkoj të mbështesim njëra-tjetrën, të mbështesim gruan dhe me besimin e dhënë uroj në një fitore bindëse të Partisë Socialiste”, përfundoi Sako.

Më shumë