Hapësire reklamuese

Politikë

Prezantimi i Buxhetit 2022, Rama: Rrisim pagat për këto kategori, borxhi në parametra të sigurtë

Shkruar nga Newsbomb
Prezantimi i Buxhetit 2022, Rama: Rrisim pagat për këto kategori,

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot projekt-buxhetin për vitin 2022 duke thënë se qeveria s’ka lënë pas asnjë sektor si dhe asnjë reformë.

Rama gjithashtu renditi kategoritë që do të përfitojnë nga rritja e pagës, si dhe ato kategori që do të lehtësohen nga heqja e taksës mbi pagën deri në 40 mijë lekë të reja. Kryeministi Rama u shpreh se borxhi po qëndron në parametra të sigurtë.

Prezantimi i projektbuxhetit nga Rama sot në Kuvend:

-Zerojmë taksën mbi pagat deri në 40 mijë lekë duke lehtësuar 87604 punonjës që i shtohen atyre që deri sot kanë pagën minimale 30 mijë lekë dhe që nuk paguajën taksë mbi pagën.

-Përgjysmojmë taksën mbi pagat nga 400-500 mijë lekë të vjetra.

-Lehtësojmë dhe thuajse përgjysmojmë taksën mbi pagën për forcat cilësisht të kualifikuara të punës që marrin nga 1.5-2 milion lekë të vjetra.

-Rrisim pagat për mësuesit, mjekët dhe infermierët me 6% në bazë të planit të rritjes vit pas viti deri në 40% në fund të mandatit të tretë.

- Rrisim pagat me një bonus të posaçëm deri në 150% për punonjësit dhe drejtuesit e policisë së shtetit që shërbejnë larg vendbanimit.

-Rrisim pagën për forcat e armatosura.

-Ligjërojmë pagën për naftëtarët e Fierit për gjithë vitin me 30 mijë lekë të reja.

-Për herë të parë fillojmë edhe me programet kombëtare të arteve, sporteve me një financim të posaçëm.

-Financojmë me 2.6 miliard lekë indeksimin e mëtejshëm të pensioneve si dhe bonusin e fundvitit 3.5 miliard lekë.

-Financojmë lindjet e reja me 2.3 miliard lekë.

-Financojmë rimbursimin e barnave për mbi 400 mijë qytetarët me 11.1 miliard lekë.

-Financojmë vijimin e vaksinimit me 2.7 miliard lekë.

-700 milionë lekë për ndërkombëtarizimin e universiteteve

Kanë qenë disa nga pikat kryesore të projekt-buxhetit të prezantuar nga kryeministri Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu