Në ZAZ në 39 në Tiranë është ndërprerë energjia elektrike, duke bllokuar procesin e numërimit për disa minuta.
Një banor dëmtoi linjën elektrike në zonë, pasi preu pemën pranë linjës në orën 13:07, ku u stakua linja në Mëzez, e cila la pa energji ZAZ nr 29 në palestrën e shkollës së mesme “Sadik Stavaleci”.
Ndërsa OSSH njoftoi se vendosi në punë linjën e dytë rezervë dhe brenda 5 minutave në këtë objekt u rikthye energjia elektrike.
Ndërkohë vijon numërimi i kutive të fundit me fletët e votimit, për të shpallur më pas rezultatin zyrtar të fitores.
