Hapësire reklamuese

Bota

Pretendimet për sulmin ndaj flotës në Detin e Zi, Rusia “notë të ashpër proteste” Britanisë: Do të përballeni me pasoja të rrezikshme

Shkruar nga Newsbomb
Pretendimet për sulmin ndaj flotës në Detin e Zi, Rusia

Ministria ruse e ZMbrojtjes ka dërguar një notë proteste "të ashpër" ndaj Britanisë së Madhe pas sulmit të pretenduar të Flotës ruse në Detin e Zi, e cila u pasua me ndalimin marrëveshjes së eksportit të grurit.

Lajmi bëhet me dije nga autoritetet në Kremlin të cilët shprehen se “provokime të tilla mund të përshkallëzojnë konfliktin në Ukrainë”.

Rusia pretendon se sulmet me dronë pa pilot në Detin e Zi ndaj flotës ruse u organizuan nga Ukraina në bashkëpunim me Britaninë.

Deklarata e autoriteteve ruse:

Lidhur me raportet e Ministrisë së Mbrojtjes Ruse për përfshirjen e Britanisë në sulmin terrorist ndaj anijeve të Flotës së Detit të Zi në Sevastopol më 29 tetor, ambasadori britanik në Moskë, D. Bronnert u thirr në Ministrinë e Jashtme ruse në 3 nëntor.

Ambasadorit iu komunikua një notë proteste e ashpër në lidhje me pjesëmarrjen aktive të specialistëve ushtarakë britanikë në përgatitjen dhe furnizimin e njësive të forcave të operacioneve speciale të Ukrainës, përfshirë edhe për qëllimin e kryerjes së operacioneve sabotuese në det. Në të njëjtën kohë u sollën fakte konkrete të një aktiviteti të tillë të Londrës.

Në demarsh theksohej se veprime të tilla konfrontuese nga britanikët mbartin kërcënimin e përshkallëzimit të situatës dhe mund të çojnë në pasoja të paparashikueshme dhe të rrezikshme.

U theksua se provokime të tilla armiqësore janë të papranueshme dhe u shtrua kërkesa për ndërprerjen e menjëhershme të tyre. Nëse akte të tilla agresioni, të mbushura me përfshirje të drejtpërdrejtë në konflikt, do të vazhdojnë, e gjithë përgjegjësia për pasojat e tyre katastrofike dhe rritjen e tensionit në marrëdhëniet midis shteteve tona do të bjerë tërësisht mbi palën britanike.

Sondazh

Poll