Teksa procesi i numërimit vijon në të gjitha qytetet e vendit për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar Milanin të cilët sot u zyrtarizuan kampion i Serie A, pas fitores 0-3 në transfertë me Sassuolon për javën e fundit të kampionatit në Itali
Me foton me numrin 1 të Milan dhe me mbiemrin e tij, dhuruar nga ish-administratori i kuqezinjve Galliani, Berisha ka uruar fansat e shumtë të Milan edhe në Shqipëri.
“Pas 11 vitesh Milani rikthet kampion! Urime!”, shkruan Sali Berisha.
Kujtojmë se sot në vendin tonë po mbahen zgjedhjet për kryetarin e PD-së, me Berishën që është rrugës për t’u shpallur si numri një i selisë blu.