Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Prestigjiozja britanike “kërcënon” Vuçiç: Nëse jeni pas sulmit në Kosovë, perëndimi do të ndryshojë qëndrim

Shkruar nga Newsbomb
Prestigjiozja britanike “kërcënon” Vuçiç:

Ngjarjet e fundit të ndodhura në Kosovë, padyshim që janë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare. Së fundmi, “The Guardian” i ka kushtuar një artikull të gjatë, ku evidenton faktin se mund të ketë një ndryshim të qëndrimit të SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian sa i përket dialogut me Serbinë.

Kosova ka akuzuar serbët për vrasjen e rreshterit, Afrim Bunjaku, teksa një grup paraushtarak i zuri pritë një patrulle policie. Nga ana tjetër, Aleksandër Vuçiç e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë. Megjithatë deri më tani, forcat speciale të Kosovës kanë arritur të konfiskojnë sasi të mëdha municionesh si dhe prova, ku lindin dyshime të forta për mbështetje të këtij grupi terrorist nga qeveria serbe.

Për “The Guardian” ka folur edhe Ministri i Brendshëm, Xhelal Zveçla, i cili ka thënë: “Ky grup ka ardhur nga Serbia, ata janë të trajnuar në Serbi, të financuar nga ata dhe gjithashtu të pajisur nga ushtria e Serbisë dhe policia e saj. Një pjesë e armëve janë marrë nga magazinat e ushtrisë dhe janë dorëzuar te terroristët që kanë ardhur në Kosovë nga Serbia.

Ajo që ata donin të bënin është të kapnin territorin e Kosovës dhe të hapnin një kanal të ri komunikimi, një rrugë të re nga Serbia në Kosovë”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë fajësuar Albin Kurtin për dështimin e negociatave me Serbinë, sikurse edhe Bashkimi Evropian. Megjithatë, nëse provohet se pas sulmit terrorist të ndodhur në Banjskë të Kosovës, fshihen edhe qeveritarë serbe, media prestigjioze paralajmëron qëndrim të ndërkombëtareve për dialogun Kosovë – Serbi.

“Është gjithnjë e më e qartë se ka pasur një skenar për të provokuar një konflikt në mënyrë që ushtria serbe pastaj të hyjë për të mbrojtur popullin serb në veri dhe kështu të zbatojë ndarjen e Kosovës.

Ky operacion, pavarësisht se kush është drejtpërdrejt përgjegjës për të në Beograd, ka kaluar një vijë të kuqe që perëndimi nuk mund ta tolerojë. Kjo situatë nuk është provokuar nga Kurti, siç komentojnë shumica në Beograd. Përkundrazi, ai tregoi pjekuri dhe policia e Kosovës tregoi profesionalizëm”, ka thënë Sonja Biserko, presidentja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.

Gjithashtu edhe Edëard Joseph, ka deklaruar se SHBA-ja duhet të ndryshojë qëndrim nëse Serbia qëndron pas sulmit të grupit paraushtarak.

“Çështja është se thirrjet për dialog janë boshe tani që e gjithë strategjia e SHBA-së – për të kultivuar Serbinë e Vuçiqit si ‘partner’ – është hedhur në erë”, ka thënë ish-zëvendësshefi i misionit në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese