Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
2.1kmh
0 %
Sht
23 °
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
E shtunë, 19 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Presioni i Thaçit thyen Ramën, do i dërgojë njerëzit e tij në takimin me Vuçiç

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

04ea8615cc00a5fbfdede417fb619231

Kryeministrat e Serbisë dhe Shqipërisë, Aleksander Vuçic dhe Edi Rama kanë njoftuar se gjatë muajt tetor do të organizohet në Nish një forum ekonomik mes dy vendeve. Por ndryshe nga sa ndodh zakonisht, në këtë takim nuk do të marrin pjesë vetëm përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Serbisë, por edhe ata të Kosovës, ndonëse në nivel të ulet.

Edhe pse Rama në një intervistë për Klan Kosovën e justifikoi pjesëmarrjen e përfaqësuesve kosovarë në kuadër të forumit shqiptaro-serb dhe jo Shqipëri-Serbi, duket se e vërteta është ndryshe.

Më 1 shtator të vitit të kaluar, Hashim Thaçi, në atë kohë ministër i Jashtëm i Kosovës bëri një nga deklaratat më të forta dhe paralajmëruese ndaj Tiranës. Ai u shpreh hapur dhe qartë se çdo proces bashkëpunimi mes shqiptarëve dhe serbëve duhet të kalojë domosdoshmërisht nga Prishtina.

Deklarata e Thaçit, sot president i Kosovës, u bë në një kohë kur kryeministri Rama kishte marrë në dorë flamurin e pajtimit të shqiptarëve dhe serbëve.

Ja çfarë deklaronte Thaçi në Klan Kosova një vit më parë: “Duhet bërë një dallim me procesit që e kemi filluar ne të normalizimit të marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, dhe pretendimeve që prezanton Vuçiç për pajtimin serbëve dhe shqiptarëve. Ne po takohemi, po bisedojmë, por kjo nuk nënkupton se normalizimi do të thotë edhe pajtim automatike, sepse kjo nuk është diçka teknike e thatë, por shumë e ndjeshme. Normalizimi mes Serbisë dhe shqiptarëve kalon përmes Prishtinës. Pa normalizim të plotë në mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka normalizim mes serbëve dhe shqiptarëve. Është fakt që nuk kanë kaluar shumë procese ndërmjetësuese Beograd-Tiranë për Kosovën, por ka kaluar në një ballafaqim të drejtpërdrejt të përfaqësuesve legjitim të Kosovës me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar në raport me Beogradin. Është Prishtina ajo që e mban vulën e pajtimit sepse ka qenë ajo që ka mbajtur në supet e veta dhunën, vuajtjet dhe ka përjetuar genocidin”.

Dhe duket se ky persion i Thaçit ka dhënë efektin e vet. Përfaqësuesit kosovarë në takim nuk do të prezantohen me flamuj dhe simbole të tjera të Republikës së Kosovës, ndaj pjesëmarrja e tyre duket më shumë si një survejim ndaj Ramës dhe Vuçiçit sesa domosdoshmëri për të arritur në marrëveshje konkrete.

Lexo edhe: Përplasja e parë Rama-Thaçi, ministri kosovar: Ki kujdes me pajtimin shqiptaro-serb

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img