Presioni i madh, si na SHITI dje për të dytën herë ‘lajmin e bujshëm’ Bushati (DOKUMENTET- PRAPASKENAT)

Publikuar tek: politike, më 10:43 31-01-2018 Presioni i madh, si na SHITI dje për të dytën herë ‘lajmin e bujshëm’ Bushati (DOKUMENTET- PRAPASKENAT)

Mbrëmjen e djeshme ministri i Jashtëm Ditmir Bushati na “shiti” nga studioja e Opinion lajmin e madh se Greqia do të njohë Protokollin e Firences duke hequr dorë përfundimisht nga kontestimi i një pjese të kufirit tokësor të Shqipërisë, shkruan newsbomb.al.

Në fakt kjo është hera e dytë që ministri na “shet” këtë lajm të bujshëm.

Rezulton që ky protokoll është njohur nga Greqia që në momentin që u nënshkrua dhe ka qenë vetë Bushati ai i cili i ka publikuar dy vjet më parë në faqen e ministrisë së Jashtme dokumentat në 90 vjetorin e krijimit të Shtetit Shqiptar duke i ekspozuar në hollin e ministrisë, shkruan newsbomb.al.

“Pas një pune tre-vjeçare dhe kapërcimit të shumë pengesave të krijuara gjatë punës së tij në terren, për kufirin jugor të Shqipërisë punimet përfunduan në janar 1925 dhe më 27 janar 1925 u nënshkrua Protokolli i Firences mbi këtë çështje. Ndërsa për kufirin verior, puna vazhdoi dhe Protokolli u nënshkrua me 26 korrik 1926 po në Firence (Itali). Më 30 korrik 1926 Konferenca e Ambasadorëve në Paris, me aktin e saj final të nënshkruar nga Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Japonia, në njërën anë, dhe prej përfaqësuesve të Shqipërisë, Greqisë dhe Jugosllavisë, nga ana tjetër, caktoi përfundimisht vijën ndarëse të kufijve ndërmjet këtyre vendeve. Këto dokumente përbëjnë edhe sot njësitë ndërkombëtare bazë përsa i përket kufijve të Shqipërisë”, thuhej nga ministria e Jashtme bashkangjitur dokumentave dy vjet më parë.

Bushati aktualisht është nën presionin e madh të rivalëve të politikës, medias e opinionit publik për 12 miljet detare që i dha Greqisë ndaj si për të “eklipsuar” këtë fakt ose si për të thënë që “Edhe ne (Shqipëria) s’dolëm pa gjë”, e trumbeton si fitore, diçka që ne e kemi fituar me kohë.

fro2.jpg

pro3.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0054531097412109
array(1) { ["section"]=> string(104) "presioni-i-madh-si-na-shiti-dje-per-te-dyten-here-lajmin-e-bujshem-bushati-dokumentet-prapaskenat-108586" }