Hapësire reklamuese

Politikë

PRESIONI i KOHËS dhe NDËRKOMBËTARËVE/ Përfaqësuesit e Këshillit Politik afat deri të dielën për 'Zgjedhoren'. Do të kemi shkelje afati apo dikush do të 'lëshojë pe'?

Shkruar nga Newsbomb
Perfaqesuesit e Keshillit Politik

Vetëm 2 ditë na ndajnë nga afati i vendosur nga vetë Këshilli Politik për arritjen e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore, ndërsa palët ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për disa çështje.

Sot në orën 11:00 do të jetë mbledhja e radhës e përfaqësuesve të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore në Pallatin e Kongreseve, me palët që do të jenë më të fokusuara në diskutimin për ndryshimin e sistemit, duke shqyrtuar atë danez, të sugjeruar nga ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Por nuk do të jetë vetëm ndryshimi i sistemit në diskutimin e sotëm, pasi palët do të mundohen të gjejnë një marrëveshje edhe për identifikimin biometrik, krimet zgjedhore dhe depolitizimin e administratës zgjedhore.

Deri më tani janë 5 pikat ku përfaqësuesit e Këshillit Politik kanë gjetur konsensusin, por duhet thënë se këto nuk janë pikat më të rëndësishme për të cilat duhet arritur marrëveshje.

Palët kanë arritur konsensusin për rritjen e financimit nga shteti për partitë politike, duke ulur financimet nga privati, ndërkohë që përfaqësuesja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari tha se do të dyfishohet financimi nga buxheti i shtetit, me paratë që do të merren nga taksapaguesit shqiptarë.

Kuota gjinore ka gjetur konsensusin e të gjitha palëve, ku 1 në 3 emra në lista do të jetë femër, ndërsa marrëveshja është arritur edhe për sistemin e monitorimit të kamerave dhe pjesëmarrjen e policisë në zgjedhje.

Gjithashtu është arritur marrëveshja edhe për ndryshimin e periudhës zgjedhore, e cila do të jetë 15 prill - 15 maj dhe 15 tetor - 15 nëntor.

Pikat në të cilat palët janë ndarë ja në përfshirja e teknologjisë në zgjedhje, qeveria tranzitore e kërkuar nga PD, dhe ndryshimi i sistemit zgjedhor i kërkuar me ngulm nga Rudina Hajdari.

A do të kemi një marrëveshje deri në datën 31 maj? Mbetet vetëm të presim e të shohim nëse afati i vendosur do të respektohet, por palët nuk duhet të harrojnë se ndërkombëtarët kanë kërkuar respektimin e afateve, ndërsa ambasadorja e SHBA Yuri Kim është angazhuar personalisht që kjo çështje të mbyllet në 31 maj.

Nuk dihet nëse palët do të jenë dakort për të gjitha pikat, por dikush duhet të "lëshojë pe", duke vënë interesat e shqiptarëve para atyre partiake.

Reforma Zgjedhore është në duart e Damian Gjiknurit, Oerd Bylykbashit, Rudina Hajdarit dhe Petrit Vasilit, të cilët këto ditë më shumë se kurrë janë nën presionin e kohës dhe ndërkombëtarëve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.