Hapësire reklamuese

Politikë

"Presim numër të lartë turishtësh", Balla: 600 mijë pasagjerë gjatë Janarit në Rinas

Shkruar nga Newsbomb
"Presim numër të lartë turishtësh", Balla: 600

Ministsri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se aeroporti “Nënë Tereza” është porta më e madhe hyrëse në vend, teksa njofton se një numër i lartë qytetarësh kanë hyrë në Shqipëri gjatë janarit.

Balla shkruan se Policia Kufitare ka mirëpritur plot 626.407 pasagjerëve. Krahasuar me janarin 2023 në këtë pikë kalimi kufitar kanë kaluar 92.500 pasagjerë më shumë në muajin e parë të këtij viti.

“Gjatë vitit 2024 Shqipëria pret një numër edhe më të madh turistësh sesa vitin e kaluar dhe detyra jonë është pakthyeshmëria dhe konfirmimi edhe më i besueshëm i Shqipërisë si kampionë të Ballkanit në turizëm dhe destinacion me siguri publike mbresëlënëse”, shkruan Balla ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Aeroporti “Nënë Tereza”, porta më e madhe hyrëse shënon një tjetër rekord Gjatë janarit 2024, Policia Kufitare ka mirëpritur dhe ju ka uruar udhëtim të mbarë plot 626.407 pasagjerëve. Krahasuar me janarin 2023 në këtë pikë kalimi kufitar kanë kaluar 92.500 pasagjerë më shumë në muajin e parë të këtij viti.

Punonjësit e Policisë Kufitare janë kontakti i parë dhe i fundit i vizitorëve me Shqipërinë, prandaj sjellja e tyre përbën përshtypjen e parë dhe kujtimin e fundit nga atdheu i shqiponjave. Prandaj çdo ditë i kërkoj të dëshmojnë me sjelljen e tyre se shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe mikut.

Gjatë vitit 2024 Shqipëria pret një numër edhe më të madh turistësh sesa vitin e kaluar dhe detyra jonë është pakthyeshmëria dhe konfirmimi edhe më i besueshëm i Shqipërisë si kampionë të Ballkanit në turizëm dhe destinacion me siguri publike mbresëlënëse.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese