Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Presidentja Vjosa Osmani uron pavarësinë: Të duam Kosovë, të lirë dhe me aleatë!

Shkruar nga Newsbomb
Presidentja Vjosa Osmani uron pavarësinë: Të duam Kosovë,

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar pavarësinë e shtetit. Teksa ndan një foto nga marshimi në sheshin kryesor të Prishtinës, me fotografinë e presidentit legjendar Ibrahim Rugova në sfond, ajo uron 16 vjetorin e shtetit të pavarur.

"Të duam Kosovë. Të lirë, të pavarur, sovrane e me aleatë. Urime ditëlindjen e 16të", shkruan Vjosa Osmani.

Më shumë se një urim për pavarësinë, ky mesazh i shkurtër i Presidentes duket si një mesazh për aleatët dhe vetë qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti, që ditët e fundit është futur në një krizë me ta, veçanërisht SHBA, për shkak të qëndrimeve të pakonsultuara.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ia kanë shprehur publikisht qeverisë së kryeministrit Albin Kurti se marrëdhëniet janë krisur për shkak të vendimit për ndalimin e dinarit serb, i cili konsiderohet i pakonsultuar dhe largon më tej Kosovën e Serbinë nga dialogu.

Kjo, u pa dhe në vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit në Tiranë dy ditë më parë. Antony Blinken tha se dy vendet duhet të fokusohen te dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur nga SHBA, si shtegu i vetëm për normalizimin e marrëdhënieve.

© Newsbomb.al.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese