Hapësire reklamuese

Rajoni

Presidentja Vjosa Osmani pritet nga kryeministri grek, zbulon për çfarë biseduan  

Shkruar nga Newsbomb
Presidentja Vjosa Osmani pritet nga kryeministri grek, zbulon për

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur sot në takim nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në kuadër të Samitit të krerëve të shteteve të Evropës Juglindore (SEECP).

Nga zyra e Presidencës bëhet me dije se në këtë takim me kryeministrin Mitsotakis, presidentja Osmani ka vlerësuar ngritjen e vazhdueshme të raporteve në mes të Kosovës dhe Greqisë dhe takimet e shtuara në mes liderëve të dy vendeve.

“Ekonomia, tregtia e turizmi janë disa nga fushat më të rëndësishme në fokus të bashkëpunimit kosovaro-grek, për të cilat si krerë shtetëror po punojmë bashkërisht që t’i avancojmë, për t’i përafruar edhe më shumë dy popujt tanë dhe bizneset tona”, ka thënë presidentja Osmani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu