Hapësire reklamuese

Rajoni

Presidentja Vjosa Osmani: Në territorin e Kosovës nuk do të ketë kurrë më policë dhe ushtarë të Serbisë!

Shkruar nga Newsbomb
Presidentja Vjosa Osmani: Në territorin e Kosovës nuk do të

Presidentja Vjosa Osmani, është shprehur këtë të shtunë se në territorin e Kosovës nuk do të ketë kurrë më policë dhe ushtarë të Serbisë. Kjo deklaratë vjen pas kërcënimeve të zyrtarëve të lartë të Serbisë, se janë duke e shqyrtuar mundësinë e dërgimit të 1 mijë ushtarëve në Kosovë.

"Në territorin e Republikës së Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë! Ëndrra hegjemoniste e Serbisë nuk do të jetësohet kurrë", shkruan Osmani. Ajo flet dhe për ngjarjet në veri të Kosovës, kur thotë se personat që sulmuan policët dhe gazetarët, duhet të dalin para drejtësisë.

Reagimi i plotë:

Kërcënimi i hapur për agresion policor e ushtarak nga ana e Serbisë dëshmon se në atë shtet vazhdon mendësia hegjemoniste. Kjo duhet të refuzohet e kundërshtohet qartë nga e gjithë bota demokratike, e cila i dha goditjen më të fuqishme kësaj mendësie pikërisht në vitin 1999.

Plagosja e mbrëmshme e një pjesëtari të Policisë së Kosovës është veprim kriminal dhe i orientuar kundër rendit kushtetues e sovranitetit të Kosovës si dhe  kundër veprimeve për sundim të rendit e ligjit. Gjithashtu, sulmet ndaj gazetarëve përbëjnë cenim flagrant të të drejtës për informim të lirë.

Autorët e këtyre krimeve, urgjentisht të sillen para drejtësisë, ndërkaq institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë.

Në territorin e Republikës së Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë! Ëndrra hegjemoniste e Serbisë nuk do të jetësohet kurrë!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese