Tirana
clear sky
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
46 %
6.2kmh
0 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve shpreh shqetësimin: Asnjë nga barnat për Covid-19 nuk është në paketën e rimbursimit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3e1b20ed63549a598a55a4098a32a11c

Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma tha se kërkohej shumë nga ata për situatën e pandemisë, por problematikat e tyre nuk u dëgjuan.

Gjatë takimit të kreut të PD-së, Lulzim Basha me farmacistët, Toma shpalosi problemin se sistemi shëndetësor duhet të funksionojë si e tërë, ose me hallka të shkëputura dështon.

Sipas saj mjekët nuk kanë një protokoll të trajtimit të pacientëve COVID dhe mungesa e protokolleve e ngarkon farmacistin me një përgjegjësi të panevojshme.

“Sistemi farmaceutik u përjashtua nga administrimi i pandemisë. Farmacistët nuk e kanë të qartë protokollin e përshkrimit të barit për pacintët me covid, nuk e dimë protokollin se si duhet të shkojë tek qytertari ky ilaç dhe në fund fare kush penalizohet. Jemi në një situatë tregu të disbalancuar. Duhet të harmonizohet veprimtaria e institucioneve për të përballuar situatën. Mungesa e protokolleve e ngarkon farmacistin me një përgjegjësi të panevojshme”, u shpreh Diana Toma.

Më tej Presidentja e Urdhrit të Farmacistëve tha se paketa e barnave për koronavirusin duhet të jetë tërësisht e rimbursueshme.

“Paketa duhet të jetë tërësisht e rimbursueshme. Kjo është situata që duhen bërë disa gjëra, jo vetëm një gjë. Farmacistët nuk kanë një akt normativ, i cili të vendosë që të vendosë një raport identifikues midis blerjes dhe dhënies që barit në situatën që ne po kalojmë. Ne kemi të dëgjuar, ose është përmenduar më shpesh azitromicina, për qytetarët që nuk kanë njohuri të mirëfillta farmaceutike është bari që u mbetet në mendje, por nuk dinë barnat e tjera, rëndësinë që kanë dhe koston që i ndjek nga pas dhe ato e kanë një vend në listën e rimbursimit. Pra përdoren në diagnoza të caktuara, pra kanë kufizime në përdorim. Aktualisht asnjë nga barnat nuk është në paketën e rimbursimit. Brenda këtij fondi që është përcaktuar, brenda listës së rimbursimit gjendet mundësia për të ndihmuar edhe këta pacientë që kanë këto problematika. VKM-ja ka bërë kufizime për këtë situatë, prandaj duhet një VKM që diagnoza e koronavirusit, të shihet si diagnozë prioritare për këtë lloj trajtrimi”, tha Toma.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img