Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen është shprehur se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e kanë rrugën e hapur drejt anëtarësimit në BE, pas metodologjisë së re të zgjerimit që do të përdoret.
" I hap rrugën Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të nisur negociatat për anëtarësim në BE mundësisht para Samitit të Zagrebit. Në lidhje me samitin po përgatisim një paketë investimesh nga Komisioni dhe shpresojmë që Këshilli të japë dritën jeshile në këtë aspekt", tha Von der Leyen.
Ajo u shpreh se pret që nesër në Konferencën e Donatorëve të ngrihen fonde të mjaftueshme për rindërtimin pas tërmetit të rëndë.
”Sonte, siç e dini kishim prioritet Ballkanin Perëndimor në Komision dhe e dini që është në interesin e përbashkët ta kemi sa më afër Bashkimit Europian Ballkanin Perëndimor. E dini që kemi rishikuar metodologjinë tonë dhe pas rishikimit kjo metodologji duhet të krijojë dhe rifitojë besimin e ndërsjelltë te procesi sepse përshpejton statusin e reformave dhe nga ana tjetër krijon prespektivë të besueshme për Ballkanin Perëndimor që t’i bashkohen në të ardhmen BE-së.
Gjithashtu i hap rrugën Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për të nisur negociatat për anëtarësim në BE mundësisht para Samitit të Zagrebit. Në lidhje me samitin po përgatisim një paketë investimesh nga Komisioni dhe shpresojmë që Këshilli të japë dritën jeshile në këtë aspekt. Nesër do të mbahet Konferenca e donatorëve për Shqipërinë me qëllim që të ngremë fonde për rindërtimin pas tërmetit të rëndë që ka goditur Shqipërinë. Faleminderit”- tha Ursula von der Leyen.