Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Layen ditën e sotme ka mbajtur një fjalim përpara Parlamentit Europian.
Ajo është shprehur se hapja e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ishte një vendim historik.
Gjithashtu edhe ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca në vendin tonë e ka publikuar fjalimin e presidentes, Von der Layen në "twitter".
"Von der Layen tani në SOTEU 2020 : Hapja e bisedimeve të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ishte një vendim historik. E ardhmja e rajonit qëndron në Bashkimin Europian. Ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtin fat, Ballkanit Perëndimor janë pjesë e Evropës jo një ndalesë në Rrugën e Mëndafshit”.