Hapësire reklamuese

Bota

Presidentja e KE: BE nuk do të pranojë kurrë dy shtete në Qipro, mesazhi që ka për Turqinë

Shkruar nga Newsbomb
Presidentja e KE: BE nuk do të pranojë kurrë dy shtete në

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka deklaruar këtë të enjte se Brukseli nuk do të "pranojë kurrë" zgjidhjen me dy shtete për Qipron.

Këtë deklaratë Von Der Leyen e bëri pas takimit në Qipro me presidentin Nicos Anastasiades.

"E përsëris se kurrë nuk do të pranojmë një zgjidhje me dy shtete. Për këtë ne kemi vendosmëri dhe jemi të bashkuar", u shpreh Von Der Leyen.

Von der Leyen tha sot tha se BE-ja i ka dërguar mesazh të qartë presidentit turk, Recep Tayip Erdogan.

"Unë dua që fqinjët tanë (Turqia) të dinë se nëse flasin me çfarëdo toni me një nga vendet tona anëtare, si për shembull Qipron, ata flasin me BE-në".

Qipro është ndarë që nga viti 1974, kur Turqia pushtoi një pjesë të vendit, shkruan REL.

Veriu i kontrolluar nga Turqia shpalli pavarësinë më 1983, por njihet vetëm nga Ankaraja. Qipro u bë anëtare e BE-së më 2004.

Kombet e Bashkuara kanë gati gjashtë dekada kanë vendosur paqëruajtës atje dhe që nga ajo kohë po përpiqen të ndërmjetësojë një marrëveshje për ishullin.

Qipriotët grekë thonë se pengesë për mosarritjen e marrëveshjes, është këmbëngulja nga pala turke që Qipro të ndahet në dy shtete, ndërsa Nikozia mbështet ribashkimin bazuar në një model federal.

Sondazh

Poll