Tirana
fog
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
100 %
0.5kmh
58 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Presidentja e Greqisë në  Beograd: Qëndrimi ynë për Kososvën mbetet i njëjtë

Lajme të ngjashëm

Presidentja e Greqisë Katerina Sakellaropoulou ka deklaruar sot se qëndrimi për Kosovën mbetet i pandryshueshëm. Ajo është shprehur se janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje për Beogradin dhe Prishtinën në procesin e dialogut.

Gjithashtu Sakellaropoulou ka thënë se ka presione në nivele diplomatike për njohjen e Kosovës, megjithatë sipas saj kjo nuk ka ndikuar në pozicionin e tyre.

Këto deklarata presidentja greke i ka bërë gjatë vizitës në Beograd, ku ka thënë se në takimin e sotëm me Vuçiç, ka shprehur mbështetjen për bisedimet me Kosovën dhe sipas saj, Serbia i përket familjes evropiane.

“Zotëri president më informoi për zhvillimet e fundit lidhur me bisedën ndërmjet Serbisë dhe Prishtinës, ne e mbështesim atë dialog, i cili synon normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe gjetjen e një zgjidhjeje të zhvillimit të qëndrueshëm që do të sigurojë stabilitet në zonë dhe rëndësinë e nxitje në rrugën evropiane të vendit tuaj.

Por, edhe optimizëm të madh në këtë kontekst, ne mbështesim bisedimet e fundit që kanë të bëjnë me gjetjen e një përmirësimi, pra zbatimin dhe përmirësimin e pozicioneve tuaja në Evropë, qëllimi ynë është të forcojmë ekonominë dhe qëndrimin politik të Serbisë, në Mynih më 17 shkurt me presidentin tuaj se qëndrimi ynë në lidhje me Kosovën mbetet i pandryshueshëm dhe stabil”, ka deklaruar ajo.


Më shumë