Tirana
light rain
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
67 %
4.1kmh
40 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Presidenti Zelensky refuzon kërkesën e SHBA, nuk pranon të evakuohet nga Ukraina: Lufta është këtu, më duhen armë!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka refuzuar ofertën e Uashingtonit zyrtar për të ndihmuar në evakuimin e tij nga Ukraina, citojnë mediat amerikane. Sipas këtyre të fundit, qeveria amerikane ishte përgatitur për të ndihmuar Zelenskyn.

Por ai ka refuzuar dhe është shprehur “lufta është këtu. Unë kam nevojë për municion, jo një udhëtim”, raportoi Associated Press, duke cituar një zyrtar të lartë të inteligjencës me njohuri të drejtpërdrejta të bisedës. Zelensky është vlerësuar gjerësisht në mediat sociale për reagimin e tij ndaj pushtimit rus.

Ish-aktori i humorit, tashmë president, kishte mbajtur më herët një fjalim emocionues në të cilin u zotua se do të vazhdojë të luftojë, duke thënë: “Kur të na sulmoni, do të shihni fytyrat tona, jo shpinën”.

Ai kishte postuar gjithashtu një video të vetë-xhiruar më herët të premten, duke treguar atë dhe ndihmësit e tij kryesorë në kryeqytet, duke hedhur poshtë raportet se ai kishte ikur nga Kievi. “Ne jemi të gjithë këtu,” tha ai, “Dhe do të qëndrojë kështu.”

Zyrtarët perëndimorë thonë se ushtria e Ukrainës ka qenë efektive në ngadalësimin e përparimit rus brenda natës në kryeqytetin Kiev.  Por ata shqetësohen se rusët, të paduruar për të shkaktuar një fitore të shpejtë, mund të përdorin masa drastike.

“Problemi është se [Vladimir Putin] pasi u angazhua në mënyrën që ka bërë, kjo tani nuk është një luftë e zgjedhur për të, por një luftë domosdoshmërie”, ka thënë një prej tyre.

Newsbomb.al ju sjell përditësimet e fundit, sipas mediave ndërkombëtare:

  • Është ora 07:00 në Ukrainë mëngjesin e sotëm – dita e tretë e pushtimit rus të vendit
  • Ka qenë një natë e gjatë pa gjumë për shumë njerëz në shtëpitë e tyre ose strehimoret e nëndheshme, ndërsa sirenat e sulmit ajror lëshuan paralajmërime gjatë natës
  • Trupat ukrainase janë përpjekur të zmbrapsin sulmet ruse. Një njësi e ushtrisë në Kiev thuhet se zmbrapsi forcat ruse në një rrugë kryesore të qytetit
  • Më herët këtë mëngjes, Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë në një tjetër postim në Facebook se “betejat e rënda po vazhdojnë” në një pjesë të qytetit, duke shtuar se “luftime aktive” po zhvillohen në disa rrugë
  • Më shumë se 50 shpërthime dhe të shtëna me mitraloz të rëndë janë raportuar në kryeqytet, sipas Kyiv Independent
  • Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes Oleksiy Danilov tha se ushtria ishte në “kontroll” të situatës në Kiev, duke thënë se “ne po e ndalojmë turmën duke përdorur të gjitha mjetet në dispozicion”
  • Administrata amerikane i ka kërkuar Kongresit 6.4 miliardë dollarë ndihmë për të ndihmuar Ukrainën
  • Agjencitë e ndihmës të OKB-së parashikojnë se deri në pesë milionë ukrainas mund të ikin në vendet përreth

Më shumë




spot_img








spot_img