Hapësire reklamuese

Rajoni

Presidenti Vuçiç fton kryeministrin e Malit të Zi t'i bashkohet "Ballkanit të Hapur"

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti Vuçiç fton kryeministrin e Malit të Zi t'i

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç, ka takuar sot presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Në këtë takim, Vuçiç ka ftuar Abazoviç që t'i bashkohet "Ballkanit të Hapur".

Qeveria e Malit të Zi përmes një deklarate zyrtare bën me dije se vendi po bën përpjekje maksimale për promovimin e politikës së bashkëpunimit rajonal, pajtimit, bashkëjetesës dhe lidhjeve më të mira ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

Referuar kësaj deklarate, Abazovic ka theksuar në takim se Mali i Zi është i përkushtuar për zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Serbinë, të cilat forcohen më tej nga qëllimet e përbashkëta evropiane dhe konteksti rajonal, "dhe të bazuara në orientimin ekonomik, gjeografik dhe politik ndaj njëri-tjetrit".

Ai tha gjithashtu se është i nevojshëm përmirësimi i bashkëpunimit ekonomik, “para së gjithash përmes zbatimit të projekteve të përbashkëta në fushën e energjisë dhe infrastrukturës”.

“Marrëdhëniet me Serbinë janë prioritet për Qeverinë e Malit të Zi, prandaj jemi të gatshëm për bashkëpunim intensiv në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, është shprehur kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazovic.

Duke folur për iniciativat rajonale dhe “Ballkani i Hapur”, është bërë e ditur se Vuçiç e ka ftuar Abazoviçin që të marrë pjesë në Samitin e kësaj Iniciative në Ohër.

“Bashkëbiseduesit diskutuan për përmirësimin e marrëdhënieve në fushën e energjisë dhe infrastrukturës që lidh dy vendet, por edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe në fushën e turizmit”, përfundon deklarata.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu